Trajneri i Bayern, Flick: Jemi shumë të limituar - Bota Sot
Trajneri i Bayern, Flick: Jemi shumë të limituar

Futboll

Trajneri i Bayern, Flick: Jemi shumë të limituar

Më: 15 maj 2020 Në ora: 15:05
Ilustrim

Hansi Flick ka dhënë komentet e tij para ndeshjes së parë të Bayern Munich, pas suspendimit të kampionatit.

Futbolli në Gjermani është i suspenduar që nga mesi i marsit, kurse ndeshjet e para pas kësaj pauze do të nisin këtë vikend.

Trajneri i Bayern Munich, Flick, beson se skuadra e tij është mirë e përgatitur për ndeshjen kundër Union Berlin që luhet të dielën.

Por, ai sheh disa probleme në mes të gjithë këtij problemi dhe beson se skuadrat janë shumë të limituara.

“Ne jemi stërvitur mirë, si fizikish ashtu taktikisht. Vetëm se taktikisht nuk mund të punohet aq detajisht si në kushte normale”, ka thënë Flick.

“Ishte e vështirë. Provuam të interpretojmë elemente taktike me anë të videove bisedave”, ka shtuar trajneri.

“Ne jemi shumë të limituar, edhe në jetën private”, ishin fjalët e Flick.

Bayern Munich do të përballet me skuadrën e Union Berlin, në tentim  për të marrë tri pikët dhe të ruaj kreun e tabelës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat