Treshja e frikshme e Kosovës në vitet e 80-ta

Futboll

Treshja e frikshme e Kosovës në vitet e 80-ta

Nga: Kemajl Goca Më: 15 maj 2020 Në ora: 15:26
Muharrem Sahiti, Naser Bunjaku dhe Abdyl Bellopoja

Në vitet e 70-ta dhe të 80-ta, futbolli i Kosovës ishte në pikën më të lartë. Trepça në vitin 1977 u bë anëtare e elitës së futbollit ish jugosllav dhe një vit më vonë ka luajtur edhe në finalen e Kupës Marshall Tito.  

Trepça nuk qëndroi më shumë se një vit në rangun elitë. 

Në vitin 1983 deri në vitin 1988 Prishtina ishte anëtare e ligës së parë dhe pas pesë viteve bien në ligën e dytë. 

Një treshe e frikshme që nuk harrohet, është edhe Muharrem Sahiti, Naser Bunjaku dhe Abdyl Bellopoja, që në vitin 1985 dhe një pjesë edhe të 86-ës luajtën për ish Cërvena Zvezdën e Gjilanit. 

Pas një kohe Sahiti e Bellopoja kishin kaluar në Prishtinë, e cila garonte në elitën e futbollit ish jugosllave por Bunjaku kishte mbetur besnik i skuadrës nga Gjilani. Sahiti-Bunjaku-Bellopoja, treshja që nuk harrohet e asaj kohe, kur shkëlqenin në vitet e 80-ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat