Superliga e Rusisë rifillon më 21 qershor

Futboll

Superliga e Rusisë rifillon më 21 qershor

Më: 15 maj 2020 Në ora: 16:08

Edhe Rusia po synon t’iu rikthehet fushave të blerta.

Federata e Futbollit të Rusisë ka njoftuar se Preimerliga e Rusisë do të rifillojë më 21 qershor.

Në njoftimin e Federatës bëhet e ditur se ndeshjet do të luhen mes 21 qershorit, me synimin për t’i dhënë fund kampionatit më 22 korrik.

Gjithashtu, edhe Kupa e Rusisë do të rifillojë, me finalen që është caktuar për 25 korrik.

Ndërkohë, në Rusi vetëm sot është njoftuar për 10 mijë raste të tjera që janë prekur nga koronavirusi.

Këto raste e kanë çuar numrin e përgjithshëm të vendit në 262843, duke e bërë vendin e dytë më të prekur në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat