Bundesliga me derbin e Ruhrit

Futboll

Bundesliga me derbin e Ruhrit

Më: 16 maj 2020 Në ora: 13:10
Bundesliga me derbin e Ruhrit

Rikthehet futbolli, rikthehet Bundesliga, rikthehen emocionet dhe spektakli. Pas një ndërprerje prej më shumë se 2 muajsh, Bundesliga do të rifillojë sezonin me një supersfidë. Edhe pse pa tifozë dhe nën masa të rrepta sigurie për shkak të COVID-19, Borussia Dortmund-Schalke 04 është një duel që premton shkëndija dhe emocione.

Në orën 15:30 në Signal Iduna Park, verdhezinjtë e Lucien Favre do të tentojnë fitoren e 5-të radhazi në kampionat për t’i afruar sa më shumë Bayernit kryesues që ka 4 pikë më shumë pas 25 javësh kampionat.

Mungesat janë të shumta sidomos në kampin e Dortmundit ku për shkaqe dëmtimi, kapiteni Marco Reus por edhe mesfushorët Emre Can e Witsel si dhe mbrojtësit Schulz,

Zagadou e Akanji nuk do të jenë pjesë e kësaj sfide. Sytë e të gjithëve janë te talenti norvegjez Haaland dhe te vazhdimësia e tij pas pandemisë sepse në momentin e ndërprerjes ishte në një formë të shkëlqyer. Derbin e Ruhrit, por e shtuna e Bundesligës nuk është Dortmund-Schalke pasi për javën e 26-të po në orën 15:30 do të luhen edhe 4 takime të tjera Augsburg-Wolfsburg, Dusseldorf-Paderborn, Hoffenheim-Hertha Berlin dhe Leipzig-Freiburg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat