Plas te Werderi

Futboll

Plas te Werderi

Më: 16 maj 2020 Në ora: 13:14
Plas te Werderi

Lojtari i Werder Bremen sulmuesi Claudio Pizarro është karantinua për dy javë, pasi një familjar i tij rezultoi pozitiv me koronavirus.

Sulmuesin 41-vjeçar peruan, po luan sezonin e tij të fundit në karrierë wshtw bashkëlojtar me yllin e Kosovës, Milot Rashica.

Një lajm i keq për të, pikërisht ditën e rifillimit të Bundesligës, si e para ligë e madhe në Evropë, që do të kthehet në fushë, duke sduar kështu edhe pandeminë globale.

Pizarro duhet të qëndrojë i izoluar për 14 ditë, jo se vetë është infektuar, por sepse vajza e tij, Antonella, ka rezultuar e prekur nga Covid-19.

Kujtojmë se Werder Bremen, i parafundit në renditjen aktuale të Bundesligës, do të ndeshet me Bayer Leverkusen të hënën, në orën 20:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat