Skandali i basteve

Futboll

Skandali i basteve

Më: 16 maj 2020 Në ora: 13:31
Skandali i basteve

Futbolli ka ndalur, por jo hetimi i skandalit të basteve që përfshiu Spanjën pak muaj më parë. Në operacionin “Oikos” kanë dalë të tjera fakte dhe po analizohen nga gjykata e Hueskës, e cila ka dhënë lejen për zbardhjen e telefonatave të personave që dyshohen se kanë marrë pjesë në trukimin e ndeshjeve dhe vendosjen e tyre në baste.

Këtë herë kanë qenë Horge Molina (u përfol se mund të kalonte te Barcelona), lojtar i Getafes, Françisko Esteban Granados, ish-lojtar i Elçes dhe Migel Angel Tena, trajner i moshave të Vijarealit. Indiciet për këtë hetim janë nisur nga disa telefonata që Karlos Aranda (një nga krerët e këtij grupi) ka patur me Pako Estebanin dhe në njërën prej tyre i kërkon që të flasë me Horge Molinën dhe ta pyesë për situatën e ndeshjes Getafe-Vijareal, e vlefshme për javën e fundit të futbollit spanjoll. Aranda e pyet për mundësinë që ekziston për ta përfshirë këtë ndeshje në baste.

Në fakt kjo sfidë varej edhe nga takimi Real Vajadolid-Valencia, pasi luhej vendi i katërt që të dërgonte në Champions. Ndeshja mes Getafes dhe Vijarealit përfundoi 2-2 pasi u mësua se Valencia po fitonte 2-0 kundër Vajadolidit dhe barazimi i Gerard Morenos erdhi në minutën e 87-të. Kontakti i parë mes palëve erdhi në “WhatsaApp” në datën 17 maj, në orën 22:01. Ishte vetëm një ditë përpara ndeshjes. Aranda i thotë Estebanit:

Pyete njëherë nëse kanë arritur ndonjë marrëveshje dhe nëse jo, do të jap një dorë të mirë për të kaluar pushimet. Esteban i kthen përgjigje në orën 22:26 dhe i thotë se do ta telefonojë Molinën menjëherë. Në të njëjtën bisedë, Aranda lë të kuptohet se do të japë 10 mijë euro për Pako Estebanin dhe 10 mijë euro për Molinën. Në orën 23:05, pasi ka folur me Horge Molinën, Esteban telefonon Arandën dhe i thotë:

Dy milionë euro i kanë dhënë Vijarealit dhe i kanë shpërndarë paratë për 7 futbollistë. Aranda nuk ka besim për këtë: Por Getafes nuk i intereson edhe nëse e fiton ndeshjen. Si mund ta bëjnë këtë. Më pas e merr shpjegimin përmes një audioje. “Getafe i ka bërë të gjitha lëvizjet sepse pretendon që edhe Vajadolidi të mundë Valencian dhe kanë ofruar para për të. Nëse Vajadolidi do të fitonte, atëherë do të merrte 3 milionë euro sepse Getafe do të merrte 40 nga UEFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat