Moratti shokon Italinë

Futboll

Moratti shokon Italinë

Më: 16 maj 2020 Në ora: 13:36
Moratti shokon Italinë

Blerjet faraonike, zhgënjimet në seri, fitoret e para dhe apoteoza e “Triplete”. Presidenca e Massimo Moratti ka përjetuar fazat më luhatëse të historisë së Interit, një udhëtim i vërtetë hipotezash, që përfundoi më 2013 me shitjen e aksioneve të klubit tek Erick Thohir.

Sot është një ditë e veçantë për Moratti, sepse mbush 75 vjeç. Fati e ka sjellë që ky përvjetor të koinçidojë me datën e suksesit në fushën e Sienës (16 maj 2010), kur të tijtë fituan titullin e fundit kampion të Serie A. Në fakt, ishte njëri nga tre trofetë e atij sezoni, që rishkroi historinë e fundit të klubit zikaltër.

I intervistuar nga “La Stampa”, ish-presidenti tha se ishte i bindur që sezoni 2019-2020 duhet të mbyllet përfundimisht këtu. Stimulimet për ta vazhduar në kulmin e verës nuk do të ishin të duhurat: “Unë do ta përfundoja këtu kampionatin. Është e rrezikshme të vazhdohet, fija e ekuilibrit është shumë e hollë. Klubet të ulen rreth një tryeze të përbashkët, të fillojnë të mendojnë për sezonin e ardhshëm dhe si të zbusin efektet e pandemisë. Përpjekja për të ecur përpara në rrugën e rifillimit duket krejtësisht e padobishme”.

Lionel Messi mund të kishte luajtur për Interin, gjë që e përsërit Moratti: “Mund ta kisha marrë kur ishte shumë i ri, por Barcelona po e ndihmonte atë për të kapërcyer problemet që kishte me rritjen. Mendova se ishte më e përshtatshme për të, që të qëndronte atje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat