Bundesliga 2 nis me karton të kuq

Futboll

Bundesliga 2 nis me karton të kuq

Më: 16 maj 2020 Në ora: 13:46
Bundesliga 2 nis me karton të kuq

Edhe zyrtarisht ka rinisur futbolli në Gjermani pas pezullimit prej dy muaje si rezultat i pandemisë së koronavirusit.

Në ndeshjen e sotme që po zhvillohet në Bundesliga 2, në mes të Aue dhe Sandhausen është parë një karton i kuq qysh në minutën e 4-të.

Kapiteni i skuadrës mysafire të Sandhausen, Dennis Diekmeier u ndëshkua me të kuq ende pa bërë mirë katër minuta ndeshje.

Një minutë më pas skuadra e tij pësoi golin e parë në ndeshje.

Kurse, nga fillimi këtë ndeshje për Sandhausen po e luan futbollisti i Kosovës, Leart Paqarada.

Ndërsa, Besar Halimi gjendet në bankën e rezervistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat