Paçarada me Sandhasenin kthehen pa pikë

Futboll

Paçarada me Sandhasenin kthehen pa pikë

Nga: Kemajl Goca Më: 16 maj 2020 Në ora: 14:51
Paçarada me Sandhasenin kthehen pa pikë

Pas dy muajve rikthehet futbollit në Gjermani. Dihet se aktivitetet sportive u ndërprenë shkau i pandemisë Covid 19. 

Ndeshja u luajt pa shikues, pasi që u marr vendim që stadiumet të janë të zbrazura. 

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, u paraqit titullar por me ekipin e tij, Sandhausen nuk arritën të importojnë pikë. Sandhausen pësoi humbje me rezultat 3:1 nga Aue, në takimin e javës së 26-të në Bundesliga II. 

Sandhausen e kishte të vështirë sepse nga minuta e 4-të mbeten pa kapitenin Diekmeier, pasi që u përjashtua me karton të kuq. Plot 86 minuta me një futbollist me pak, ka qenë vështirë të bëjnë më shumë ndaj vendasve që kishin epërsinë numerike. Besar Halimi u inkuadrua nga minuta e 84-të për Sandhausenin.

Paçarada luajti mjaft mirë, por me skuadrën e tij dolën të zhgënjyer. Për vendasit shënuan Nazarov (5'), Kruger (64'), Cacutalua (69') dhe për mysafirët Biada (80'). Aue është në pozitën e pestë me 37 pikë, kurse Sandhausen renditet i nënti me 29 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat