FFK u kërkon mendim klubeve për të rifilluar kampionatin

Futboll

FFK u kërkon mendim klubeve për të rifilluar kampionatin

Më: 16 maj 2020 Në ora: 17:35
FFK u kërkon mendim klubeve për të rifilluar kampionatin

Futbolli i Kosovës po vazhdon të jetë i pezulluar prej dy muajsh si rezultat i pandemisë së koronavirusit.

Ndërsa rifillimi i saj pritet të bëhet në fillim të muajt qershor, e gjitha kjo sipas Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kurse, Federata e Futbollit e Kosovës u ka nisur sot një e-mail klubeve të Superligës.

FFK u ka kërkuar mendim klubeve, nëse janë të gatshme për të rifilluar kampionatin.

Olle mëson se klubet kanë afat të përgjigjen deri të hënën.

Po ashtu, u është kërkuar të tregojnë edhe gjendjen e klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat