Gjasula me 7 lojtarë të tjerë dëmtohen

Futboll

Gjasula me 7 lojtarë të tjerë dëmtohen

Më: 17 maj 2020 Në ora: 13:01
Gjasula me 7 lojtarë të tjerë dëmtohen

Bundesliga u rikthye të luhet ditën e djeshme, pas një pezullimi më shumë se 2 muaj, duke u bërë kampionati i parë nga 5 kryesorët që rikthehet në fushë pas pezullimit për shkak të Koronavirusit.

Kjo ndalesë e gjatë pritej të sillte edhe probleme te lojtarët, te cilët kanë pësuar dëmtime që në ndeshjen e parë. Janë dëmtuar plot 8 lojtarë ditën e djeshme, teksa një nga ta është edhe mesfushori shqiptar, Klaus Gjasula.

Talenti amerikan i Dortmundit do të debutonte ditën e djeshme me klubin verdhezi, por pësoi një dëmtim gjatë nxehjes dhe nuk mundi të luajë. E njëjta gjë ndodhi edhe me Torgan Hazard, i cili luajti dhe shënoi, ndërsa u zëvendësua pas problemeve të pësuara.

Të dëmtuarit e tjerë janë, Todibo i Shalkes, Rudi i Hofeneim, Skjelbred i Herta Berlinit, Bebu i Hofenheim dhe Thuram i Gladbah. Gjasula pësoi një dëmtim që në pjesën e parë, teksa vendosi që në pjesën e dytë të mos luante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat