Sarri i fiksuar pas dy ish-lojtarëve, goditje dyshe për Juventusin!

Futboll

Sarri i fiksuar pas dy ish-lojtarëve, goditje dyshe për Juventusin!

Më: 17 maj 2020 Në ora: 13:10
Maurizio Sarri

Juventusi nuk i ndahet ekipit të Chelseas. Trajneri Maurizio Sarri është i dashuruar me ish-lojtarët e tij dhe kërkon që t’i rrëmbejë dhe në verë. Numri një i stolit ka hedhur sytë për Jorginhon dhe Emerson Palmeririn.

Të dy janë të preferuarit e Sarrit dhe i donte që në merkaton e janarit. Jorginho mbetet beniamini i tij që e mori nga Napoli te Chelsea, prandaj dhe ritakimi me të nuk do të jetë aspak i çuditshëm.

Emerson Palmeiri është emri i radhës që mund të kalojë në Torino. Braziliani dëshiron kalimin në Itali, pasi nuk po merr minuta te Chelsea. Largimi i Pjanic mund t’i bëjë vend atij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat