Napoli gati të transferojë talentin brazilian

Futboll

Napoli gati të transferojë talentin brazilian

Më: 17 maj 2020 Në ora: 14:16
Napoli gati të transferojë talentin brazilian

Everton Soares është një nga lojtarët më të talentuar brazilianë, i cili ka tërhequr vëmendjen e ekipeve të mëdha europiane.

Me shkëlqimin e tij në Kupën e Amerikës me Brazilin, në gjurmët e sulmuesit u vunë shumë ekipe, por nuk u arrit një marrëveshje për ta afruar atë.

Milani prej kohësh interesohet për lojtarin, madje ka qenë edhe shumë afër, por nuk po ja del të bindë klubin e Gremios që zotëron kartonin e futbollistit për ta lënë të lirë. Megjithatë së fundmi në garë është futur edhe Napoli, që gjithashtu dëshiron të afrojë Everton Soares.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se të kaltrit kanë gati një ofertë prej 25 milionë eurosh për brazilianin, ndonëse Gremio kërkon të paktën 30 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat