Shefi i La Ligës: Bundesliga është shembull për t’u ndjekur

Futboll

Shefi i La Ligës: Bundesliga është shembull për t’u ndjekur

Më: 18 maj 2020 Në ora: 09:11
Bundesliga

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, e ka uruar Bundesligën për rifillimin e sezonit dhe për, siç ka thënë, dhënien e një shembulli për t’u ndjekur nga të tjerët.

Pas një pezullimi dymujor si pasojë e pandemisë koronavirus, liga elitare gjermane u rikthye këtë fundjavë duke u bërë liga e parë e madhe evropiane që e rifillon kampionatin.

Të gjitha ndeshjet u zhvilluan pa praninë e tifozëve në stadiume, derisa shumica e të pranishmëve në fushë mbanin maska dhe ndoqën protokollin për mbajtjen e distancës sociale.

Tebas është mahnitur nga puna që e ka bërë Bundesliga për ta rinisur sezonin dhe është i lumtur që e ka një shembull për ta ndjekur.

“Jam shumë i kënaqur. E kam uruar shefin ekzekutiv të Bundesligës. Ata kanë bërë punë shumë të rëndësishme dhe unë jam krenar. Është shembull për t’u ndjekur”, tha Tebas.

Tebas nuk do ta ketë fjalën e fundit për rifillimin e sezonit në La Liga, por ai tregon se synimi është që kjo të ndodhë më 12 qershor me lejen e autoriteteve shëndetësore.

“Autoritetet shëndetësore do të vendosin. Unë dua që të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur. Po punojmë për ta rifilluar sezonin më 12 qershor”, shtoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat