Flick sfidon Lewandowskin që të thyej rekordin e Gerd Muller

Futboll

Flick sfidon Lewandowskin që të thyej rekordin e Gerd Muller

Më: 18 maj 2020 Në ora: 11:54
Robert Lewandowski

Hansi Flick ka një sfidë për Robert Lewandowski.

Ylli polak i Bayern, Lewandowski, bëri të ditur se nuk ka harrua zanatin e tij, përkundër pauzës së imponuar nga koronavirusi.

Lewa gjeti rrugën e golit qysh në ndeshjen e parë pas rikthimit, të cilën Bayern e fitoi në udhëtim kundër Union Berlin, me rezultatin 0:2.

Pas këtij goli të Lewandowski, trajneri i Bayern, Hansi Flick, ka sfiduar lojtarin që ai të thyej rekordin për numrin e golave në Bundesliga, të cilin e mbanë Gerd Muller.

“Lewy lë mbresa të mira, mendoj se është në top formë”, ka thënë Flick.

“Sot ne dështuam të bashkëpunojmë mirë me të në lojën tonë, por këtë duhet ta përmirësojmë në lojën tonë ofensive”.

“Ai shënoi përsëri, tani është në kuotën e 26 golave dhe ka edhe tetë ndeshje të mbetura për të thyer rekordin e Gerd Muller. Nuk do të jetë e lehtë, por ai ka kualitetet”, ka shtuar trajneri i Bayern.

“Nëse dikush mund ta bëjë, është ai (Lewa)”, ka thënë mes tjerash Flick.

Për çfarë rekordi bëhet fjalë? Muller shënoi 40 gola në një sezon në Bundesliga, në kohën kur luante me Bayern, në sezonin 1971/72.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat