Nën masa të rrepta – kështu i rinisi skuadra shqiptare stërvitjet

Futboll

Nën masa të rrepta – kështu i rinisi skuadra shqiptare stërvitjet

Më: 18 maj 2020 Në ora: 20:15
Shqipërisë

Edhe Partizani, njësoj si rivalët kreu sot seancën e parë stërvitore pas 2 muajsh ndërprerjeje të kampionatit shqiptar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kampionët në fuqi të Shqipërisë u përgatitën nën drejtimin e trajnerit Adolfo Sormani.

Për të garantuar sigurinë e lojtarëve dhe stafit teknik, i gjithë ekipi ka kaluar në “skanerin” e kontrolleve mjekësore.

Partizani do ta luajë sfidën e parë pas ndërprerjes së kampionatit kundër Skënderbeut në kryeqytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat