Çfarë do të ndodhë me Coutinhon?

Futboll

Çfarë do të ndodhë me Coutinhon?

Më: 19 maj 2020 Në ora: 14:19
Çfarë do të ndodhë me Coutinhon?

Philippe Coutinho pritet të jetë një nga më të përfolurit në afatin kalimtar të verës. Yllit brazilian i kanë mbetur vetëm edhe 40 ditë qëndrim huazimi te Bayern Munchen.

Kampioni i Gjermanisë ka dilemë të madhe për nënshkrimin e përhershëm me të ngase forma e tij ka qenë e luhatshme, dhe çmimi nga Barcelona është shumë i larte.

Barcelona do të tentojë shitjen e Coutinhos për 100 milionë euro, por që do të jetë e vështirë që ndonjë skuadër të paguaj këtë shifër. Oferta për yllin brazilian ka edhe nga Anglia.

Chelsea përmendet si një nga skuadrat më të interesuara për të. Liverpool do ta kishte më të lehtë nënshkrimin me Coun ngase ka marrëveshje me Barcelonën që në rast rikthimi çmimi i tij do të jetë 30% më i ulët.

Barcelona ka shansin që ti jap shansin e fundit lojtarit, por paga e majme e tij është një nga problemet më të mëdha drejt këtij qëllimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat