“Aeroplani” mund të zbarkojë në Stamboll

Futboll

“Aeroplani” mund të zbarkojë në Stamboll

Më: 20 maj 2020 Në ora: 16:13
Muriqi

“Aeroplani” mund të zbarkojë në Stamboll, në stacionin e radhës si trajner.

Presidenti i Fenerbahce, Ersun Yanal, ende po përpiqet të identifikojë trajnerin e ri dhe, sipas gazetës “Fanatik”, Vincenzo Montella është një nga kandidatët potencialë. 45-vjeçari nga Campania është i lirë, pasi u shkarkua nga Fiorentina dhjetorin e kaluar. J

ashtë vendit, ai tashmë ka provuar një përvojë, atë me Sevilla, gjysmën e sezonit të kaluar. Montella, megjithatë, nuk është emri i vetëm.

Niko Kovac përflitet, po ashtu, për stolin e Fenerbahce. Kroati është i papunë pas divorcit të tij me Bayern Munich, nëntorin e kaluar.

Kujtojmë se te gjiganti turk luan edhe ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi. Megjithatë, ai ka përfunduar në radart e disa klubeve kryesore europiane, ndaj mund ta lërë Stambollin për Anglinë apo Italinë, sipas gjasave, sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat