Drejtori i Bayernit: S’kemi vendosur për të ardhmen e Perisicit - Bota Sot
Drejtori i Bayernit: S’kemi vendosur për të ardhmen e Perisicit

Futboll

Drejtori i Bayernit: S’kemi vendosur për të ardhmen e Perisicit

Më: 21 maj 2020 Në ora: 10:55
Perisici

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka pretenduar se ende nuk është marrë ndonjë vendim përfundimtar se çfarë do të ndodhë me Ivan Perisicin e huazuar nga Interi.

Sulmuesi anësori kroat është kthyer nga lëndimi i tij dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Hansi Flick për ndeshjet e mbetura deri në fund të këtij sezoni në Bundesligë.

Megjithatë, e ardhmja e tij mbetet e pasigurt. Interi dhe Bayern u pajtuan verën e kaluar që Perisici ta kalojë sezonin 2019/19 i huazuar në Bayern, ndërsa klubi gjerman e ka opsionin për ta blerë atë për 20 milionë euro këtë verë.

Megjithatë, drejtori ekzekutiv i Bayernit ka bërë të ditur se gjiganti gjerman nuk ka vendosur ende nëse do ta mbajë në skuadër kroatin.

“Ne nuk e kemi diskutuar këtë gjë. Perisici është kthyer së fundi, pas lëndimit të tij të këmbës”, ka thënë ai për La Gazzetta dello Sport.

“Por, unë e kam një marrëveshje shumë shoqërore me drejtorin ekzekutiv të Interit, Beppe Marottan, kështu që le ta shohim pasi të ketë luajtur në disa ndeshje, atëherë do të mundë të flasim”.

“Edhe vetë lojtari dëshiron të dijë se ku do të luajë. Nuk është vendosur ende”.

Perisic, i cili u shpërngul në Itali nga Wolfsburgu në gusht të vitit 2015, i ka shënuar katër gola në 16 ndeshjet e tij të zhvilluara në Bundesligë këtë sezon, pas kthimit në Gjermani. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat