Presin rifillimin e La Ligës

Futboll

Presin rifillimin e La Ligës

Më: 21 maj 2020 Në ora: 13:00
Aduriz

Të gjithë në Spanjë, por jo vetëm, presin rifillimin e La Ligës, por duket se sulmuesi Aritz Aduriz ka vendosur të mos presë më dhe t’i thotë “mjaft” futbollit të luajtur, pasi ka njoftuar tërheqjen nga sporti ku kontribuoi për vite të tëra.

Tashmë në moshën 39-vjeçare dhe pjesë e Athletic Bilbaos, Aduriz vuante nga një dëmtim në shpinë dhe do t’i duhej të bënte një operacion për rikuperim, por vendosi që të tërhiqet dhe të “varë këpucët në gozhdë”.

“Momenti ka ardhur, sepse duhej të operohesha edhe njëherë, por trupi im ka thënë mjaft. Mos u shqetësoni për mua, pasi po jetojmë në kohë pandemie dhe duhet të përballemi me të. Do të kemi kohë për të thënë mirupafshim. Faleminderit të gjithëve”, shkroi sulmuesi spanjoll në njoftimin për tërheqjen nga futbolli.

I lindur në San Sebastian, Aduritz ka zhvilluar një pjesë të madhe të karrierës së tij te skuadra baske e Athletic Bilbaos, ndërsa në karrierën e tij me klube numëron 640 ndeshje dhe 221 gola të shënuar.

Aduriz ka veshur për 13 ndeshje edhe fanellën e Kombëtares Spanjolle, ku ka shënuar edhe dy gola, ndërsa ka dhënë një kontribut edhe për Përfaqësuesen Baske, një skuadër e panjohur nga UEFA e FIFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat