Njolla më e madhe e ish-arbitrit

Futboll

Njolla më e madhe e ish-arbitrit

Më: 21 maj 2020 Në ora: 13:37
Njolla më e madhe e ish-arbitrit

Paolo Tagliavento do të mbahet mend gjatë në Itali më shumë për gabimet se sa për karrierën e tij të gjatë në arbitrim. 

Njolla më e madhe e ish-arbitrit është ndeshja e famshme Milan-Juventus, ku goli i Sulley Muntari nuk u akordua i rregullt edhe pse topi e kishte kaluar dukshëm vijën fatale. Në lidhje me atë moment, Tagliavento pranon se ka qenë gabimi më i madh gjatë karrierës së tij.

“Goli i Muntarit ka qenë gabimi më i madh në karrierën time dhe kjo gafë nuk do të ekzistonte nëse do të kishim teknologji. Në ate kohë nuk kishim ndihmë ekstra, pasi nuk ishte as ‘goal-line technology’ dhe gjithçka ishte në dorën e anësorit. Në momentin e golit të Muntarit, anësori më siguroi që topi nuk e kishte kaluar krejtësisht vijën fatale, ndërsa unë nga pozicioni im nuk mund ta gjykoja dot”, rrëfen ish-arbitri.

Ai flet edhe mbi aplikimin e sistemit VAR, mbi të cilin fillimisht ishte shumë skeptik.

“Sezoni im i fundit si arbitër ishte edhe viti i parë me sistemin VAR. Më duhet të pranoj që fillimisht kam qenë shumë skeptik dhe kisha shumë dyshime mbi teknologjinë, por me kalimin e kohës kuptova që është shumë i domosdoshëm”, tha Tagliavento.

Për t’u kthyer te njollat e karrierës në arbitrim, Tagliavento foli edhe për gjestin e famshëm të Jose Mourinhos, pas ndeshjes Inter-Sampdoria, me “Special One” që bënte gjestin e prangave.

“U irritova shumë kur pashë diçka të tillë, por vetëm për momentin. Të gjithë më pas thane se e kisha arbitruar atë ndeshje shumë mire”, përfundoi Paolo Tagliavento.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat