‘Futbollistët nuk guxojnë t’i afrohen referit’ – Këto janë rregullat e Series A për rifillimin e kampionatit

Futboll

‘Futbollistët nuk guxojnë t’i afrohen referit’ – Këto janë rregullat e Series A për rifillimin e kampionatit

Më: 21 maj 2020 Në ora: 13:36
‘Futbollistët nuk guxojnë t’i afrohen referit’ – Këto janë rregullat e Series A për rifillimin e kampionatit

Liga italiane e futbollit, Seria A po bëhet gati që të rifilloj sezonin.

Protokolli tashmë i është dorëzuar disa skuadrave. Mediumi Italian ‘Il Messaggero’ ka zbuluar disa nga rregullat e protokollit.

Fillimisht, sa I përket orarit, pritet të ketë ndeshje çdo ditë dhe nuk do të jenë në ora 15:00 por në orare të ndryshme. Por, nuk do të ketë ndeshje para orës 16:00.

Skuadrat duhet të shmangin përdorimin e njëkohshëm të tunelit. Po ashtu edhe festimin e golave në mënyrë kolektive.

Nuk do të ketë fëmijë që do të shoqërojnë lojtarët në stadium. Lojtarët do të kenë shisha personale për të pirë ujë. Dhoma e dopingut do të jenë të ndara.

Të gjitha stadiumet do të jenë të ndara në tri zona, dhe në asnjë zonë nuk duhet të ketë më shumë se 100 njerëz, që i bije numri maksimal në stadium duhet të jetë 330 persona.

Skuadrat duhet të vijnë të ndara dhe të gjithë anëtarët duhet të mbajnë maska.

Të parët që duhet të arrijnë në stadium janë referët, pastaj skuadra mysafire dhe në fund ajo vendase.

Autobusët së bashku me zhveshtoret duhet të dezinfektohen para dhe pas ndeshjes.

Lojtarët nuk guxojnë që t’i afrohen gjyqtarit që t’i ankohen për vendimet. Ata duhet ta bëjnë këtë nga 1.5m distanc.

Konferencat për shtyp do të bëhen nga klubet dhe pastaj do t’u shpërndahet mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat