Real Madrid tani synon supergoditjen tjetër!

Futboll

Real Madrid tani synon supergoditjen tjetër!

Më: 21 maj 2020 Në ora: 14:11
Real Madrid tani synon supergoditjen tjetër!

Real Madrid kërkon një super sulmues për sezonin e ardhshëm dhe do të bëjë çmos për t’ia çuar Zinedine Zidane (sigurisht, nëse ky i fundit do të vazhdojë të jetë në stol).

Shumë emra kanë qarkulluar, nga Harry Kane te Haaland dhe Mbappe, por sipas asaj që shkruan “The Sun”, në preferencat e fundit të galaktikëve është Sadio Mane i Liverpool.

Afrikani ka humbur entuziazmin e përhershëm te “reds” dhe kjo, sipas mediave britanike, lidhet me faktin se në vlerësimin për Topin e Artë trajneri i tij, Jurgen Klopp, ka votuar për Van Dijk.

Por, duke qenë se ish-sulmuesi i Southampton ka një kontratë deri në vitin 2023, do të duhen të paktën 120-140 mln euro për të bindur të kuqtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat