Juventusi nis bisedimet për transferimin e Pogbës

Futboll

Juventusi nis bisedimet për transferimin e Pogbës

Më: 21 maj 2020 Në ora: 21:29
Pogba

Juventusi ka nisur bisedimet me Mino Raiolan për ta kthyer Paul Pogbën në Torino nga Manchester United.

Sipas “le10sport.com”, bisedimet kanë nisur menjëherë pas idesë për t’u kthyer.

Pogba asnjëherë nuk e ka fshehur dashurinë që ka për Juventusin nga ku në vitin 2016 u transferua te Djajtë e Kuq për 105 milionë euro.

Real Madrid, Barcelona dhe Paris Saint-Germain nuk duken të gatshëm të paguajnë mbi 100 milionë euro për mesfushorin, çka e vë në pozicion shumë të mirë Zonjën e Vjetër.

Me Miralem Pjanicin që është me një këmbë jashtë dhe me Adrien Rabiotin po asaj rruge, Pogba do të ishte një ndihmesë e madhe në skuadrën e Maurizio Sarrit.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën sapo ka mbushur 27 vjet dhe është lidhur me një kalim edhe te Inter, ku do të ribashkohej me Antonio Conten.

Pogba ka bërë 178 paraqitje për Juventusin, ka kontribuar me 34 gola dhe 40 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat