Berbatov: Bale do të qëndrojë te Real Madrid, Newcastle nuk është nivel i njëjtë

Futboll

Berbatov: Bale do të qëndrojë te Real Madrid, Newcastle nuk është nivel i njëjtë

Më: 22 maj 2020 Në ora: 13:02
Gareth Bale

Dimitar Berbatov beson se Gareth Bale do të vazhdojë aventurën me Real Madrid.

Ish anëtari i Tottenham Hotspur, Berbatov, ka dhënë disa komente për anëtarin e Real Madrid, Bale.

Bale po lidhet me një largim të mundshëm nga Reali, në drejtim të Newcastle, por kjo sipas Berbatov do të ishte lëvizje e gabuar, pasi skuadrat nuk janë të nivelit të njëjtë.

“Në secilin rast kur Gareth Bale përmendet, ka të bëjë me atë nëse ai qëndron apo largohet nga Real Madrid, nëse luan apo shënon, apo luan golf dhe pse luan golf”, ka thënë Berbatov, i pyetur për Bale.

“Shumë njerëz besojnë se ai duhet të largohet dhe disa tifozë e duan atë të largohet, por unë mendoj se atij i pëlqen atje, dhe nëse ashtu është, atëherë ajo është çfarë ka rëndësi për të”, ka shtuar bullgari.

“Newcastle mund ta dëshirojë atë, dhe duhet ta bindin me projektin e tyre. Por, me gjithë respektin, nuk mund të krahasohen Real Madrid dhe Newcastle”, ka thënë mes shumë tjerash Berbatov.

Njësoj si Berbatov, edhe Bale ka qenë anëtar i Tottenham Hotspur. Nuk dihet nëse uellsiani do të kthehet për një aventurë të dytë në Premierligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat