Newcastle më në fund do të ketë president të ri

Futboll

Newcastle më në fund do të ketë president të ri

Më: 22 maj 2020 Në ora: 13:47
Newcastle më në fund do të ketë president të ri

Pas shumë zërash dhe tratativash, si dhe problematikash, klubi i Newcastle më në fund do të ketë president të ri.

Pas 13 vitesh me në krye Mike Ashley, i cili është urryer nga tifozët bardhezi, “Qymyrxhinjtë” duken gati për një epokë të re.

Princi arab, Mohammed bin Sarab, do të paguajë plot 300 milion sterlina për të marrë 80% të aksioneve të klubit të Premier League, duke u bërë kështu dhe presidenti i klubit.

Një ndër personat më të pasur në botë, Sarab ka premtuar goditje “big” në merkato dhe një trajner të madh, ku alternativa janë Pochettino dhe Allegri.

Mendohej se ky transaksion nuk do të kryhej, pasi Sarab akuzohet për vrasjen e një gazetari. Gjithsesi, Premier League ka dhënë dritën jeshile për këtë blerje të Newcastle dhe 300 milion sterlinat, do të shkojnë në xhepat e Mike Ashley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat