Dita: Jemi të uritur për të luajtur

Futboll

Dita: Jemi të uritur për të luajtur

Më: 22 maj 2020 Në ora: 14:38
Dita: Jemi të uritur për të luajtur

Bruno Dita prej disa vitesh është kapiten i Skënderbeut, jo domosdoshmërisht me shiritin në krah, sepse atë e kanë mbajtur edhe Radas e Jashanica, por në aspektin e lidershipit që e karakterizon dhe mënyrës së si u imponohet shokëve të skuadrës në fushë dhe jashtë saj.

Tashmë që përgatitjet kanë rinisur 27-vjeçari ka një mesazh të qartë për të gjithë rivalët e bardhekuqve, ky Skënderbe është i uritur për mbërritur sa më lart.

“Mendoj se jemi të uritur për të bërë sa më mirë dhe të gëzuar që u rikthyem sërish të stërvitemi”, tha Dita.

Ndërprerja prej më shumë se dy muajsh nuk mund të nënvlerësohet dhe ashtu si për shumë futbollistë edhe për Ditën, kjo pauzë do të bart me vete vështirësi të mëdha për këdo.

“Do jetë shumë e vështirë, pasi kemi bërë dy muaj pushime. Gjithashtu edhe vapa pritet të ndikojë jo pak, por shpresoj të mos kemi dëmtime. Mendoj se do jetë e vështirë përshtatja dhe kapja e ritmit që ishte më përpara”, u shpreh mesfushori i korçarëve.

Gjithsesi përpos vështirësive dhe problemeve që natyrshëm do të ketë, rëndësi ka që duke perifrazuar fjalët e Bruno Ditës festa do të filloj
“Futbolli na ka munguar neve, por edhe të gjithë futbolldashësve, ndaj besoj se më 3 qershor do të rikthehet festa”, tha futbollisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat