Stadiumi më i ri në Kosovë të emërtohet ‘Faton Domi’!

Futboll

Stadiumi më i ri në Kosovë të emërtohet ‘Faton Domi’!

Nga: Kemajl Goca Më: 22 maj 2020 Në ora: 16:56
Stadiumi i ri të emërtohet ‘Faton Domi’!

Në ditën e djeshme u dha lajmi i madh, se në qytetin e Gjakovës do të ndërtohet stadiumi i ri!
“Stadiumi i qytetit do të ketë një kapacitet prej 12.900 ulëseve më të gjitha standardet sipas rregullave ndërkombëtare të UEFA-as dhe FIFA-s”, kështu tha edhe ish futbollisti i mirënjohur Faruk Domi!

Jo vetëm Gjakova me rrethinë por edhe e tërë Kosova u gëzua shumë, se do të kemi edhe një stadium të ri e modern, me kapacitetet 12900 ulëse! 

Gjakova si gjithmonë ka dhënë emra të mëdhenj dhe po jep në futboll!
Një emër që nuk harrohet dhe nuk është në këtë botë, Faton Domi, ish futbollist i shquar i gjeneratës së artë të Prishtinës, të kohës së kapitenit Fadil Vokrri. Mbrojtës i dëshmuar i asaj kohe apo siç thonë në zhargonin sportiv: Fjala e fundit.  

Ai e nisi karrierën në Vëllaznim të Gjakovës, ka luajtur me shumë sukses në periudha më të arta të kësaj skuadre, pastaj kaloi në Prishtinë, ku ishte ndër lojtarët më të mirë të gjeneratës së artë të Prishtinës, në ish ligën e parë jugosllave. 

Ai ka luajtur në ligën e parë federative ish jugosllave nga periudha 1983 e deri në 1987, kur u kthye pas një kohe të gjatë në Vëllaznim. Fatkeqësisht me 22 nëntor të vitit 1987, pas ndeshjes në Prizren mes Lirisë dhe Vlllaznimit, ku Domi luante në Vëllaznim dhe Favzi Rama në  Liri, në orët e vona të natës e humbën jetën tragjikisht. 

Dy emra të mëdhenj të sportit!”. Gjakova tani do të ndërtojë stadiumin e ri dhe emërtimi i stadiumit “Faton Domi” do të ishte një nderim dhe krenari për gjithë qytetin dhe me rrethinë të Gjakovës.  

Domi është prej emrave më të mëdhenj të futbollit që ka pasur Gjakova. 

Sot kemi stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, stadiumi “Përparim Thaçi” në Prizren, stadiumi “Shahin Haxhislami” në Pejë,  “Ismet Shabani” në Ferizaj etj. pse mos ta kemi edhe stadiumi “Faton Domi” në Gjakovë. Nuk ka emër më të madh se Faton Domi, që ka pasur një karrierë të shkëlqyer.

Domi, një emër i madh i madh, që gjithmonë do të mbetet në kujtesën e dashamirëve jo vetëm të futbollit. Veprat e Domit gjithmonë do të jenë të pranishme në mesin tonë. 
Nuk harrohen lojërat e tij brilante, kundër Hajdukut të Splitit, Partizanit të Beogradit, Cërvena Zvezdës së Beogradit, Dinamos së Zagrebit, Sarajavës etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat