Tare e dëshiron talentin shqiptar te Lazio

Futboll

Tare e dëshiron talentin shqiptar te Lazio

Më: 22 maj 2020 Në ora: 19:08
Igli Tare

Skuadra e Lazios po mendon të përforcohet në afatin kalimtar të verës, pasi synimi i kësaj skuadre është prezantimi i mirë në Ligën e Kampionëve.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka në krye të listës mbrojtësin shqiptar.

Kumbulla po përcjell nga shumë klube të mëdha evropiane, përfshi edhe skuadrën e Interit.

Vlera e mbrojtësit kuqezi vlerësohet të jetë rreth 20 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat