10 ndeshje pa shënuar, trajneri i Werderit zbulon arsyen e vërtetë pse nuk po shënon Milot Rashica

Futboll

10 ndeshje pa shënuar, trajneri i Werderit zbulon arsyen e vërtetë pse nuk po shënon Milot Rashica

Më: 23 maj 2020 Në ora: 12:19
Milot Rashica

Milot Rashica është në një krizë të madhe, po ashtu si edhe Werderi, teksa numëron 10 ndeshje pa arritur që të gjejë rrjetën. Kritika të mëdha kanë ardhur në këto kohë nga figura të ndryshme sportive edhe për sulmuesin shqiptar, duke thënë se nuk po luan si më parë pasi ka largimin në mendje.

Por trajneri i Werderit, Kohfeld, e ka marrë në mbrojtje. Duke theksuar faktin se Rashica nuk po shprehet në fushë, Kohfeld shpreson se gjendja do të ndryshojë pasi lojtari është bërë baba para pak ditësh.

“Kam folur shumë me Rashicën. E vërtetë është që nuk po përshtatet dhe gjen liri në fushë si në fillimin e sezonit. Mendoj që kohëve të fundit nuk ka qenë plotësisht i përqëndruar por tani është bërë edhe baba, prandaj mendoj se do kthehet me energji pozitive”, tha Kohfeld.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat