Edhe Vushtrria ishte kundër rinisjes së kampionatit - Bota Sot
Edhe Vushtrria ishte kundër rinisjes së kampionatit

Futboll

Edhe Vushtrria ishte kundër rinisjes së kampionatit

Më: 23 maj 2020 Në ora: 12:49
Skuadra e Vushtrrisë

Skuadra e Vushtrrisë është vendosur në rendin e skuadrave që nuk kanë dashur të rifillojë kampionati në elitën e futbollit kosovar.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit vushtrrias minuta më parë.

“Deshirojmë të informojmë publikun e gjërë, se ne si klub kemi qene kundër që të filloj rifilloj kampionati, sepse pas rrethanave të krijuara në lidhje me pandeminë COVID-19 kemi vlersuar se në rend të parë është në pyetje shëndeti i lojtarëve, dhe se dilemat tona kanë qenë pikërisht te menaxhimi i ndeshjeve me rregulla dhe kritere që duhet të plotësohen në këtë kohë”, ka shkruar faqja zyrtare e Vushtrrisë.

Deri te këto reagime ka ardhur si shkak i rastit të parë me koronavirus i regjistruar te futbollisti i Dritës, Izair Emini.

Kujtojmë, gjitha skuadrat kosovare po i nënshtrohen testit për koronavirus para fillimit të kampionatit dhe garës së Kupës në fillim të muajt qershor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat