Juventusi kërkon një sulmues cilësor - Bota Sot
Juventusi kërkon një sulmues cilësor

Futboll

Juventusi kërkon një sulmues cilësor

Më: 23 maj 2020 Në ora: 12:58
Erling Haaland

Klubi bardhezi ka një plan, sipas asaj që raporton “Tuttosport”. Emri si Maruro Icardi dhe Gabriel Jesus kanë humbur terren dhe për momentin mendohet për një lojtarë që të jetë opsion për Cristiano Ronaldon.

Arkadiusz Milik është opsion, sikurse edhe Raul Jimenez, i Wolverhampton, që ka spikatur në Premier Laegue këtë sezon. CR7 do të jetë pjesë e bardhezinjvë deri në verën e vitit 2022 dhe një sezon para largimit të tij mendohet edhe të ndërhyhet për pasuesin e tij.

Erling Haaland është objektivi i Juventus, që mund ta marrë nga Borussia Dortmund për 75 milion euro. Gjithsesi bardhezinjtë do të duhet të shpresojnë që Real Madrid të mos paguajë një shumë më të madhe më parë.

Për norvegjezin gjithashtu interesohet edhe PSG, ndaj gara pritet të jetë mjaft e ashpër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat