Futbollisti i Partizanit të Beogradit bën vetëvrasje! Vajza që ishte aty... - Bota Sot
Futbollisti i Partizanit të Beogradit bën vetëvrasje! Vajza që ishte aty...

Futboll

Futbollisti i Partizanit të Beogradit bën vetëvrasje! Vajza që ishte aty...

Nga: Kemajl Goca Më: 23 maj 2020 Në ora: 13:46
Futbollisti i Partizanit të Beogradit bën vetëvrasje! Vajza që ishte aty...

Si gjithmonë ka çudira në Beograd! 

Mediat në Serbi sot raportojnë se ish futbollisti i reprezentacionit olimpik ish jugosllav dhe i Partizanit të Beogradit për kategoritë e reja, Miljan Mrdakoviç, gjendet i vdekur në banesën e tij. 

Sipas informacionit, Mrdakoviç dyshohet për vetëvrasje. Raportohet se është gjetur arma në apartament që jetonte me qira në qendër të Beogradit, ku jetonte me të dashurën e tij.

Mrdakoviç, sipas disa informacioneve, ka qenë ulur ne krevat, dhe me fjalet "nuk mundem me", ka marrë pistoletën.

E dashura i ka ikur nga banesa dhe thirri policinë.

Kur policia ka ardhur kanë parë se Mrdakoviç ka vrarë veten në kokë.

Mrdakovićç kishte 38 vjeç, por arsyeja e vërtet e vetëvrasjes nuk dihet pos që ishte me të dashurën në banesë. Ai kaloi tre vjet në kategoritë më të reja të Partizanit, nga ku u transferua në Anderlecht raportojnë mediat. Çuditërisht nuk japin detaje tjera pse erdhi deri të vetëvrasja dhe a ka deklaruar diçka e dashura e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat