Cila është më e reja për Gelabert?

Futboll

Cila është më e reja për Gelabert?

Më: 23 maj 2020 Në ora: 15:22
Cila është më e reja për Gelabert?

Sirenat e merkatos drejt Gelabert kanë shtyrë drejtuesit e Real Madrid të nisin bisedimet për të “blinduar” të ardhmen e fantazistit spanjoll.

Duke qenë produkt i akademisë madrilene, drejtuesit nuk duan të humbasin një lojtar të tillë i cili ka edhe një vit kontratë.

Plani i tyre është të përmbushë kërkesat e lojtarit dhe më pas ta huazojë për sezonin tjetër në një ekip të Primera Division ku Sociedad dhe Espanyol kanë shprehur menjëherë interes.

Nga ana tjetër janë Manchester United dhe Arsenal që po monitorojnë situatën e 19-vjeçarit dhe janë gati të bëjnë oferta të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat