Dortmundi me tri pikë të mëdha, në garë të fortë për titull - Bota Sot
Dortmundi me tri pikë të mëdha, në garë të fortë për titull

Futboll

Dortmundi me tri pikë të mëdha, në garë të fortë për titull

Nga: Kemajl Goca Më: 23 maj 2020 Në ora: 17:20
Dortmundi me tri pikë të mëdha, në garë të fortë për titull

Skuadra e Dortmundit kthehet me tri pikë të mëdha nga Wolfsburgu. Dortmundi fiton me rezultat 2:0 ndaj Wolfsburgut.
Guerreiro në minutën e  32-të dhe Hakimi në atë të 72-tën ia siguruan fitoren verdhezinjve. 

Klaus në minutën e 82-të u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë me një futbollist me pak Wolfsburgun. Futbollisti shqiptar Admir Mehmedi u paraqit tderi në minutën e 85-të por pa sukses ndaj një Dortmundi të fortë. 

Skuadra e Dormundit është në vend të dytë me 57 pikë, ka një takim më shumë se Bayerni që prinë me 58 sosh pas 27 jave në Bundesliga I.

Wolfsburgu u angazhua por nuk arriti të nxjerrë rezultat pozitiv, që renditet në pozitën e gjashtë me 39 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat