Balotelli gati të largohet nga Europa - Bota Sot
Balotelli gati të largohet nga Europa

Futboll

Balotelli gati të largohet nga Europa

Më: 23 maj 2020 Në ora: 17:51
Baloteli gati të largohet nga Europa

Mario Balotelli mund të përfundojë në Brazil.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se menaxheri i njohuri  shumë yjeve të futbollit Mino Raiola po punon për të transferuar ish-sulmuesin e Interit, Milanit, Mançester Sitit dhe Liverpulit në Brazil.

Tre klubet e njohura të futbollit brazilian: Flamengo, Botafogo dhe Vasko De Gama kanë shprehur interes për “Super Marion”.

Baloteli ka realizuar  5 gola në 19 ndeshje këtë sezon me Breshian, një shifër larg pritshmërive të drejtuesve të klubit dhe tifozëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat