Bayern po shkëlqen me Flick

Futboll

Bayern po shkëlqen me Flick

Më: 24 maj 2020 Në ora: 14:08
Bayern po shkëlqen me Flick

Më 2 nëntor 2019, Eintracht Frankfurt e mposhti Bayern Munich me njw rezultat bindws 5:1. humbje kjo qw çoi nw shkarkimin e trajnerit Niko Kovac.

Flick që erdhi në vend të kroatit duket të jetë emri i duhur për “metamorfozën” e Bayernit. Ai mori përsipër një detyrë të përkohshme, por falë rezultateve të arritura siguroi kontratë deri në vitin 2023. I mori bavarezët në vendin e katërt, dhe i ka kthyer në kryesues të Bundesligës, me katër pikë avantazh ndaj BVB për momentin.

Që nga humbja me Gladbach (2-1), Bayern Munich është skuadra e vetme në ligat kryesore evropiane, që mbetet e pamposhtur në mesin e të gjitha garave: 15 fitore dhe 1 barazim.

Ai është me një këmbë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, pasi mposhti Chelsea (0-3) në sfidën e parë të 1/8 finale. Në Bundesligë po ecën me një ritëm rekord.

Flick është trajneri i parë që shënon 50 gola në 16 ndeshjet e tij të para si trajner i bavarezëve.

“Ne kemi ndryshuar pak stilin e të luajturit. Duam të qëndrojmë me këmbë në tokë, por duke luajtur me guxim”, thotë Flick. Ai e di se çfarë bën. Vetë luajti 139 ndeshje me ekipin aktual, midis viteve 1985 dhe 1990:

“Atëherë ishte e mjaftueshme për të fituar 1-0, nuk ka rëndësi se si. Sot nuk llogaritet kaq, duhet t’i kënaqim tifozët me lojë. Te Bayern Munich, fitimi i Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë është i detyrueshëm. Madje, të gjithë duan ‘tripletën’ këtu”.

Suksesi i tij i madh, përtej rezultateve, qëndron te rikuperimi i versionit më të mirë të veteranëve. “I kam borxh shumë Flick. Nëse nuk do të ishte ai trajner, mund të kisha përfunduar tjetërkund”, – pranon Jérome Boateng.

Nga ana e tij, Muller është asistuesi më i mirë në Bundesligë, me 16 pasime golash të tij. “Flick merr maksimumin nga të gjithë. Ai ka krijuar një ekip të guximshëm, që i pëlqen t’i mbajë mirë frenat”, – thotë Neuer, i cili rinovoi së fundi deri në vitin 2023.

“Hansi është i ngjashëm me Jupp, për sa i përket udhëheqjes. Ai ka një marrëdhënie tepër të ngushtë me lojtarët, është empatik dhe e ndihmon taktikisht ekipin, – tha Karl-Heinz Rummenigge. – Është trajneri ynë ideal, mjaft i përkushtuar. Sidoqoftë,

Jupp është trajneri më i mirë që kam pasur ndonjëherë, deri tani”. Për Hargreaves, një ish-lojtar i Bayernit, megjithatë, mbi të gjithë qëndron Guardiola: “Ai bëri një punë të jashtëzakonshme te Bayerni. Tani po luan një futboll të jashtëzakonshëm, kjo më kujton pak nga koha e Pep”.

Në të njëjtën mënyrë, Otmar Hitzfeld, ish-trajneri i bavarezëve, shprehet: “Flick luan një futboll me të vërtetë të mirë dhe të suksesshëm. Ai ka tuar dhe justifikuar besimin e shefave, ka ditur si t’i kuptojë futbollistët dhe kjo është shumë e rëndësishme. Taktikat mund të mësohen me kohën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat