Më goditi me shuplakë!, ja kush e thotë - Bota Sot
Më goditi me shuplakë!, ja kush e thotë

Futboll

Më goditi me shuplakë!, ja kush e thotë

Më: 24 maj 2020 Në ora: 15:16
Më goditi me shuplakë!, ja kush e thotë

Kompetent, inovativ, fitues! Por, në të njëjtën kohë edhe një personazh me të cilin ishte e ndërlikuar të shkoje mirë gjithmonë. Louis Van Gaal është e kundërta e gjithçkaje… Dhe Robin Van Persie, që e ka pasur trajneri te Holanda, rrëfen se si tekniku e goditi me shuplakë.

Në librin “LVG – The Manager and the Total Person“, sulmuesi tregon se si në një episod mbeti i befasuar nga Van Gaal. Ndodhi në kombëtare, historia më absurd në ndeshjen me Kosta Rika në 2014.

Holanda fiton e udhëhequr nga Van Persie, që luan kohën shtesë më dhimbje muskulore. “Ndeshja mbërriti në kohën shtesë dhe kisha mpirje të muskujve. Louis më bërtiti dhe më tha që do të më ndërronte, ndërsa unë iu ktheva dhe i thashë jo, pasi ishin penalltitë”.

“Kur mbaroi edhe koha shtesë dhe po përgatiteshim për penalltitë, m’u afrua dhe më goditi me shuplakë! Mos ma bë më atë që bëre më tha. U shtanga, nuk i besoja syve. Më pas më tha të mblidhja veten dhe të përqendrohesha te penalltitë, ku për fat fituam! Me Van Gaal ishte kështu, përqafoheshe tani dhe grindeshe pastaj, madje edhe duke të gjuajtur ai…”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat