Casillas rrëfen të vërtetën

Futboll

Casillas rrëfen të vërtetën

Më: 24 maj 2020 Në ora: 15:31
Casillas rrëfen të vërtetën

Iker Casillas është një legjendë e portës dhe e Real Madrid, që ishte skuadra e tij për 16 vite dhe ku fitoi 19 trofe me “blancos”, për t’u larguar më pas si Raul Gonzalez. Gardiani spanjoll firmosi me Porton në korrikun e vitit 2015.

Casillas u tërhoq nga futbolli për shkak të problemeve të zemrës, por i kthehet kohës kur vendosi divorcin më të dhimbshëm nga galaktikët. E bën në rrjetet sociale me një postim.

“Rrallë herë kam folur për largimin nga Reali. Dola në konferencë për shtyp i vetëm, ishte gabim. Më pas u largova dhe kanë kaluar pesë vite prej atij momenti. Pesë vite prej kohës që kalova kufirin dhe shkova në vendin fqinj, në Portugali.

Në ato momente kisha nevojë të ndihesha përsëri një futbollist tjetër, një lojtar i freskët. Doja një ambient të ri, një projekt të ri. Doja të hiqja dorë nga kritikat dhe të përmirësohesha. Të gjithë futbollistët, qofshin të mirë apo jo të tillë, synojnë të përmirësohen.

Kjo si në aspektin fizik dhe mental, te Porto e ndjeva diçka të tillë. Kjo foto i përket ndeshjes Real Madrid-Getafe, sezoni 2014/2015. E dija që do të ishte ndeshja ime e fundit me Realin, e fundit fare“, shkruan Iker Casillas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat