Klubi i futbollit Kosova e Prishtinës në vitin 1995 ka qenë në turneun në Narbonne të Francës. Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, atëkohë ishte president i KF Kosovës.
Agim Ademi me ekipin U-10 të KF Kosova në turneun ndërkombëtar ku morën pjesë 38 ekipe te shteteve të ndryshme të botës.
Agim Ademi ishte kryetar i klubit dhe donator. Ai bëri gjithçka të mundur për ta dërguar ekipin në Francë, në ato vite kur gjithçka ishte e bllokuar.
Turneun e organizoj veprimtarja Franceze, Frederik Duversini ndërkaq kontakt personi ishte gazetarja e mirënjohur Evliana Berani.
Trajner i klubit ishte Haki Bllacaku. Ekipi i Kosovës zuri vendin e parë në këtë konkurrencë që ishte shumë e fortë dhe u shpërblyen me kupë.