Tronditëse, ish-kampioni botës: Shita medaljen për kokainë - Bota Sot
Tronditëse, ish-kampioni botës: Shita medaljen për kokainë

Futboll

Tronditëse, ish-kampioni botës: Shita medaljen për kokainë

Më: 24 maj 2020 Në ora: 16:13
Tronditëse, ish-kampionit të botës: Shita medaljen për kokainë

Ishte viti 2005 kur Sao Paulo mundi Liverpool-in e Steven Gerrard në finalen e Botërorit për klube. Në atë ekip brazilian kishte shumë lojtarëë të njohur dhe më pak të njohur.

Mes tyre ishte edhe Flavio Donizete, i cili e ngriti trofeun bashkë me shokët e tij të skuadrës, Mineiro, autori i golit  të fitores, dhe portieri Rogerio Ceni mes më të famshmëve, por që nuk arriti ta shijonte plotësisht suksesin për shkak  të një vesi të shëmtuar dhe të tmerrshëm: droga, shkruan telesport.

Në një intervistë të dhënë për Globoesporte, Donizete ka rrëfyer dramën e tij:

“Droga? E kam pëdorur si një i çmendur, aq sa kam shitur edhe medaljen e kampionit të botës për 7000 realë (rreth 1.100 euro tani), para që i kam shpenzuar pothuajse vetëm për kokainë. E kam konsumuar  të gjithë drogën në dy ditë”.

Rrëfimi vazhdon dhe bëhet më i zymtë:

“Kokaina më ka shkaktuar një arrest kardiak, por e kisha të pamundur ta kontrolloja vesin. Sa më shumë para kisha, aq më shumë drogë doja. Kokainë më ka shkatërruar. Kisha të gjitha mundësitë për të patur një karrierë të mirë”.

“Është një peng që do të më ndjekë përgjithmonë. Nëse do të kthehesha mbrapa, do ta fshija herëne  parë kur kam marrë kokainë”, ka thënë Donizete.

Fatmirësisht, ai ka arritur ta rikuperojë medaljen falë ndihmës së një programi të Record, televizion brazilian. Një lehtësim për Flavio Donizete, që sot duket do të provojë përsëri karrierën e futbollistit pas çintoksimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat