Ylli i Manchester Utd krahason Ibrahimoviçin me Michael Jordan - Bota Sot
Ylli i Manchester Utd krahason Ibrahimoviçin me Michael Jordan

Futboll

Ylli i Manchester Utd krahason Ibrahimoviçin me Michael Jordan

Më: 24 maj 2020 Në ora: 16:17
Ylli i Manchester Utd krahason Ibrahimoviçin me Michael Jordan

Seriali ‘The Last Dance’ ka zbuluar detaje që mund të mos i kemi ditur lidhur me Michael Jordan, duke shpërfaqur madhështinë e tij.

Mentaliteti fitues për të cilin flitet në atë serial ka nxitur shumë reagime lidhur me ikonën e Chicago Bulls.

Këtë serial e ka parë edhe Jesse Lingard. Madje, ai ka gjetur ngjashmëri mes Jordan dhe ish shokut të skuadrës, Zlatan Ibrahimoviç.

"Ishte inspiruese të shihja etikën e punës së Jordan për t’i bërë shokët e skuadrës më të mirë dhe në fund iu shpagua. Ishte vërtetë inspiruese", ka thënë Lingard.

"Ai (Ibrahimoviç) kishte këtë mentalitet fituesi; ai kishte luajtur me skuadra të mëdha më parë dhe kishte mentalitetin e fituesit. Ai erdhi te Man Utd dhe tha se donte trofe", ka shtuar anglezi, duke ndërlidhur Jordan me Ibrahimovic.

Përkundër kësaj, Ibrahimoviç nuk arriti të fitonte një Premierligë me Man Utd.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat