“Gabova me Real Madrid”: Casillas i kthehet të shkuarës

Futboll

“Gabova me Real Madrid”: Casillas i kthehet të shkuarës

Më: 24 maj 2020 Në ora: 19:06
Casillas

Ishte 23 maj 2015 kur Iker Casillas luajti ndeshjen e fundit me fanellën e Real Madrid. E dinte se do të ishte e fundit me Blancos. Spanjolli i tha lamtumirë klubit me të cilin u bë i madh. Kanë kaluar 5 vjet nga ajo ditë e nga ai vendim për ti përshëndetur të gjithë jo ashtu si kishte menduar. E ka zbuluar vetë portieri në një mesazh në Instagram, në të cilin ka rrëfyer një nga keqardhjet e tij më të mëdha. “Kjo foto është e ndeshjes mes Real Madrid e Getafe, sezoni 14/15. E dija se do të ishte ndeshja ime e fundit”.

Ndonjë muaj pas ndeshjes, Iker Casillas vendosi ti thotë lamtumirë Real Madrid me një konferencë për shtyp. Pak njerëz: përvec tij, pronari Florentino Perez e gazetarët. Jo ajo që do të kishte dashur. E kështu, për herë të parë, tashmë ish-portieri ka dashur të rrëfejë për të gjithë atë që e përcakton një gabim të madh: “Kam folur shumë rrallë për ikjen time nga Real Madrid”, shpjegoi Casillas në një postim të bërë në Instagram.

“Mbajta një konferencë shtypi i vetëm: një gabim. E pastaj ika. Kanë kaluar 5 vjet nga ai moment. 5 vjet që kur kalova kufirin që më coi në vendin fqinj: Portugali. Në atë kohë kisha nevojë të ndihesha një futbollist ndryshe. I freskët. Të kisha një ambjent të ri, një projekt të ri. Të hiqja dorë nga të qenit i ekspozuar gjithnjë ndaj kritikave, por sidoqoftë me dëshirë për tu përmirësuar. Tek Porto e ndjeva të gjithë këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat