Arrihet marrëveshja me drejtuesit, futbollistët e Vllaznisë dalin nesër në stërvitje - Bota Sot
Arrihet marrëveshja me drejtuesit, futbollistët e Vllaznisë dalin nesër në stërvitje

Futboll

Arrihet marrëveshja me drejtuesit, futbollistët e Vllaznisë dalin nesër në stërvitje

Më: 24 maj 2020 Në ora: 20:14
Foto

Të hënën e kaluar klubet e Superiores morën miratimin për të zbritur në fushë dhe për të rinisur seancat stërvitore, para se të vijojnë me ndeshjet e mbetura të sezonit 2019-2020, që janë programuar për në fillim të qershorit.

Megjithatë pikërisht këtë të hënë në Shkodër shpërtheu një problem që e ka shoqëruar vazhdimisht Vllazninë gjatë viteve të fundit, pasi futbollistët u ankuan për mungesën e pagave dhe djetave ushqimore, ndaj vendosën të bojkotojnë stërvitjen.

Supersport ishte në Shkodër ku dëgjoi pretendimet e të dy palëve, ndërsa duket se shkak për vonesën e pagave ishin bërë pikërisht përplasjet në Këshillin Bashkiak, por frika për tifozët shkodranë duket se ka marrë fund sot.

Kjo sepse pak minuta më parë klubi i Vllaznisë njoftoi se ka gjetur një marrëveshje me futbollistët dhe këta të fundit do të zbresinë në fushë për të rinisur përgatitjet, duke filluar nga dita e nesërme në orën 9:00.

Tani shkodranët do të kenë disa ditë kohë për t’u përgatitur të përballojnë me sukses sprintin final të Superiores, ku synim do të jetë mbijetesa pa pasur nevojë për një ndeshje Play Out-i , si dhe avancimi sa më shumë në Kupën e Shqipërisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat