Bernard Berisha testohet për koronavirus - Bota Sot
Bernard Berisha testohet për koronavirus

Futboll

Bernard Berisha testohet për koronavirus

Më: 24 maj 2020 Në ora: 22:25
Bernard Berisha

Bernard Berisha është rikthyer në Rusi tek skuadra e tij, Akhmat Grozny.

Edhe pse nuk ka një vendim rreth datës së rifillimit të kampionatit në Rusi, klubi i Akhmat Grozni ka udhëruar lojtarët që të kthehen sa më parë përsëri në qendrën stërvitore.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës dhe ai i Shqipërisë kanë shpejtuar që të zbatojnë këtë udhëzim.

Të gjithë u janë nënshtruar testeve të COVID-19 dhe sipas lajmërimit të sotëm të klubit, kanë rezultuar negativë – duke përfshirë Berishën dhe Roshin.

Sido që të jetë, të gjithë kanë përfunduar të vetë-karantinuar në shtëpitë përkatëse, sipas udhëzimeve të qeverisë për shtetasit që vijnë nga jashtë Rusisë.

Pasi të kalojnë periudhën e detyrueshme dyjavore të izolimit në shtëpi dhe t’u nënshtrohen edhe një herë testeve, lojtarët do të mund të kthehen në dispozicion të klubit, edhe pse klubi ka bërë të ditur se nuk ka ende një ide të qartë se kur mund të rifillojë sezoni futbollistik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat