10 futbollistët që mund ta dominojnë tregun e verës - Bota Sot
10 futbollistët që mund ta dominojnë tregun e verës

Futboll

10 futbollistët që mund ta dominojnë tregun e verës

Më: 25 maj 2020 Në ora: 00:36
Foto

MARCA ka publikuar emrat e 10 futbollistëve të rinj të talentuar që mund të jenë në qendër të vëmendjes gjatë verës, pasi mund të ndërrojnë skuadra.

Të gjithë janë lojtar me të ardhme të ndritur, derisa tashmë i njihni disa prej tyre.

ERLING HAALAND (BORUSSIA DORTMUND)
Zbuluesi i sezonit.
Haaland po shkëlqen këtë sezon dhe vlera e tij është rritur në 80 milionë, megjithatë Dortmundi nuk do të heqë dorën nën shifrën e 100 milionë eurove.

LAUTARO MARTÍNEZ (INTER DE MILÁN)
Ai tashmë është dëshira e madhe e Barcelonës që është e gatshme të paguajë klauzolën e lirimit, 111 milionë euro.

KAI HAVERTZ (BAYER LEVERKUSEN)
Mesfushori 20-vjecar sipas Transfermarkt ka vlerën 90 milionë euro, çmim të cilin Pep Guardiola nuk do të hezitojë ta paguajë për ta marrë te Manchester City.

EDUARDO CAMAVINGA (RENNES)
Është vetëm 17-vjec dhe tashmë ka mahnitur të gjithë.
Raportohet se e do Real Madridi, pasi ai luan në pozitën e Casemiros, braziliani asnjëherë nuk ka pasur zëvendësues në Madrid, një problem në vazhdimësi për Zinedine Zidane.

TORRES FERRAN (VALENCIA)
Talenti spanjoll për të cilin interesohet shumë Barcelona.
Valencia nuk do të heqë dorë, por situata e tyre nuk është aspak e mirë me një sezon shumë luhatëse dhe keq ekonomikisht, andaj oferta e miliona eurove mund ta nxjerrë talentin nga Mestalla.

GABRIEL MARTINELLI (ARSENAL)
Është vetëm 18 vjeç por tashmë po shkëlqen me Arsenalin.
Jurgen Klopp e ka përshkuar si sulmuesin e ri më të mirë në rajon këtë sezon, derisa ai ka marrë lëvdata edhe nga emra tjerë të mëdhenj të futbollit.
Martinelli shihet si një 9-sh që pritet të dominojë në Evropë andaj gjigantët e futbollit nuk do të lënë gjatë verës t’i shpëtojë nga duart.

JADON SANCHO (BORUSSIA DORTMUND)
Sancho mund të jetë duke luajtur sezonin e fundit në Dortmund.
Këtë sezon ai ka shënuar 17 gola dhe  ka dhuruar 19 asistime, më i miri me statistika për një lojtar 20 vjecar.
Xavi Hernandez po shikon mundësinë që të marrë drejtimin e Barcelonës dhe nëse ndodh, Sanchon mund ta shohim në “Camp Nou”.
Xavi haptazi dha sinjale se e do atë, duke thënë se Barcës po i mungon “një lojtar si Sancho, ka nevojë për Sanchon”.
Atë e duan edhe Man Unitedi, Liverpooli e shumë skuadra tjera…

CRISTOPHER NKUNKU (RB LEIPZIG)
Ai është mbreti i asistimeve.
Për më pak se 2 mijë minuta lojë, ka dhuruar 15 asiste dhe thjesht po tregon se ka një të ardhme të ndritur.
Te PSG s’mundi të tregojë shumë, por te Leipzig ia ka hapur vetës dyert nëpër klube të mëdha që tani e duan atë.

TRINCAO (SPORTING BRAGA) dhe KULUSEVSKI (PARMA)
Juventus dhe Barcelona interesohen për këta talentë që gjatë verës mund të transferohen të skuadrat që si fëmijë i kanë ëndërruar.
Njëri vlerësohet 31 milionë euro e tjetri 35 milionë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat