Arsenal i bashkohet garës për Coutinho - Bota Sot
Arsenal i bashkohet garës për Coutinho

Futboll

Arsenal i bashkohet garës për Coutinho

Më: 25 maj 2020 Në ora: 08:32
Coutinho

"Gunners’ janë bashkuar në garën për Coutinho.

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, është duke ëndërruar transferimin e Philippe Coutinho në ‘Emirates Stadium’, raporton ‘Le10Sport’.

Mesfushori me tipare ofensive pritet të kthehet te Barcelona në fund të sezonit, kur kontrata për huazimin te Bayern merr fund.

Një numër i skuadrave të Premierligës po shpresojnë që ta transferojnë lojtarin në formë permanente, pasi thuhet se Barca nuk do t’i jap shans.

Chelsea, të cilët shiheshin si favoritët, thuhet të jenë tërhequr nga gara, kurse Arsenal tashmë raportohet të ketë bërë kontaktet e parë me Kia Joorabchian, agjentin e lojtarit.

Mbetet të shihet nëse londinezët veriorë do të bëjnë ndonjë ofertë formale për kartonin e Coutinho.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat