Trajneri i Lazio, Inzaghi: Dëshirojmë ta mbyllim sezonin në fushat e blerta

Futboll

Trajneri i Lazio, Inzaghi: Dëshirojmë ta mbyllim sezonin në fushat e blerta

Më: 25 maj 2020 Në ora: 09:02
Simone Inzaghi

Trajneri i Lazio, Simone Inzaghi, ka dhënë disa komente lidhur me fatin e sezonit në Serie A.

Serie A po vazhdon të bëjë planet për rifillimin e sezonit. Datat e fundit të përmendura për rifillimin janë 13-20 qershor.

Lidhur me këtë ka folur edhe trajneri i Lazio, i cili ka shprehur dëshirën për rifillimin e sezonit.

“Ne jemi të lumtur që të fillojmë përsëri. Është dëshira që të përfundojmë kampionatin, në favor të të gjithëve që punojmë për futbollin, por edhe në favor të tifozëve”, ka thënë Inzaghi.

“Parakushtet janë aty. Ne trajnerët kemi ndjerë të gjithë se duam të fillojmë përsëri, në kushte të sigurta”, ka shtuar kreu i stolit të Lazio.

“Pavarësisht renditjes, para pandemisë ne po bënim diçka të jashtëzakonshme”, ishte komenti që lidhet me formën e skuadrës këtë sezon.

Gjatë kësaj jave do të takohen FIGC, Serie A dhe Qeveria e Italisë, për të zyrtarizuar datën për rifillimin e sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat