Kur Beogradi e kishte dënuar Kujtim Shalën, kjo ishte arsyeja

Futboll

Kur Beogradi e kishte dënuar Kujtim Shalën, kjo ishte arsyeja

Nga: Kemajl Goca Më: 26 maj 2020 Në ora: 15:38
Kur Beogradi e kishte dënuar Kujtim Shalën, kjo ishte arsyeja

Me 12 qershor të vitit 1988 kishte ndodhur diçka e pazakontë në stadiumin e Prishtinës. Deri në minutën e 88-të, Prishtina ishte në epërsi me rezultat 2:0, por në tre minutat e fundit ia lëshoi tre gola Çelikut të Zenicës dhe mysafirët fituan me 2:3, java e fundit (e 34-të) e elitës së futbollit ish jugosllav.   

E tëra ndodhi, pasi që Sutjeska bëri një matematikë të gabuar, duke luajtur  baras (2:2) me Cërvena Zvezdën e Beogradit, me bindje se mbeten në ligë, por u dogjën keq, pasi fitoi Çeliku në Prishtinë! Prishtina dhe Sutjeska bien nga liga e Çeliku mbetet në elitën e futbollit ish jugosllav. 

Disa lojtarë të Prishtinës akuzoheshin se lëshuan lojën me qëllim, si Kujtim Shala, Gani Llapashtica, portieri Shkri Paçarada etj. Shala, Paçarada, Llapashtica, u gjykuan në Beograd nga Komisioni Disiplinor i federatës së futbollit ish Jugosllav dhe u dënuan me nga 6 muaj mos të drejtë loje. Me demek se ata lëshuan lojën vetëm për ta rrëzuar klubin e Sutjeskës.

Disa herë shtrohet pyetja, pse bashkë këta tre dhe edhe disa të tjerë ishin halë në sy nga regjim ish jugosllav. 

Çka ka pas lidhje bash Kujtim Shala si sulmues, a thua luajti kundër vetes të mos shpallet golashënuesi më i mirë në historinë e futbolit më të mirë në Europë ... Shala mbetet i dyti në listë të shënuesve me 15 gola, një me pak se shënuesi më i mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat