Rrahmani i bashkohet Napolit pas sezonit

Futboll

Rrahmani i bashkohet Napolit pas sezonit

Më: 26 maj 2020 Në ora: 16:24

Napoli prej disa ditësh i është kthyer stërvitjeve, derisa ende është në pritje të vendimit zyrtar për rifillimin e kampionatit.

Sidoqoftë, çështja e kontratave është gjithashtu në pritje.

Një pyetje që shtrohet nga shumëkush është se çfarë do të ndodhë me futbollistët të cilëve ju skadon kontrata më 30 qershor.

Gjithashtu ekziston edhe pyetja se çfarë do ndodhë me lojtarët që do të rikthehen nga huazimi.

Kjo është çështja me Amir Rrahmanin e Hellas Veronas dhe Andrea Petagnan e Spalit.

Të dy lojtarët tashmë janë të regjistruar te Napoli, derisa formalisht janë në huazim te skuadrat e tyre deri në fund të edicionit, pavarësisht datave të mëhershme.

Për këtë arsye, ata mund të mos jenë nën urdhrat e Gennaro Gattusos deri në përfundim të edicionit 2019/2020, që mund të zgjasë deri në korrik ose gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat